Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira të ndërrueshme dhe të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.
Në orët e para të mëngjesit deri në mesditë reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar dhe në Veri dhe Jugperëndim me intensitet të lartë në formën e stuhive dhe rrebeshëve. Në Alpe, verilindje dhe juglindje në lartësi 600 metër do të ketë reshje të dendura dëbore.
Era do të fryjë jug-jugperëndim 1-25 m/sek, ndërsa do të ketë mjegullinë për shkak të reshjeve te shiut dhe te borës.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 4°/13°C
Vendet e ulëta 7°/17°C
bregdetare 10°/15°C.