Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Shqipëri, ditën kthjelltë e natën vrerët

Territori i Shqipërisë mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri në mesditë, kur vranësirat shfaqen në zonat veriore. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në jug dhe pjesërisht në qendër, ndërsa zonat veriore mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta.

Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat shtrihen në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira të pakët në ekstremin verior dhe verilindor të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore, duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 25 – 26°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzimi 1 – 2 ballë.

Artikuj të ngjashëm