Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Shqipëri deri në minus 9°C

Paraditja sot do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë Shqipërinë, më të dendura paraqiten përgjatë kufirit Lindor.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me mot të kthjellët dhe vranësira, por në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë rritje duke luhatur vlerat ditore nga -9°C mëngjesi në zonat malore deri në 9°C në bregdet.