Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Kuvendin e Kosovës, vazhdon debati për dialogun me Serbinë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot me fillim nga ora 10:00, do të vazhdojnë debatin parlamentar për dialogun me Serbinë.

Në pikat e mbetura të kësaj seance janë edhe shqyrtimi i Projekligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës.

Rendi i ditës:

11. Vazhdimi i debatit parlamentar për dialogun me Serbinë,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,

Edhe Kuvendi mblidhet sot për vazhdim të tri seancave të lëna në gjysmë Arbëri Kuvendi mblidhet sot për vazhdim të tri seancave të lëna në gjysmë

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

15. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

16. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

Edhe Kuvendi mblidhet sot, në rend dite debati parlamentar për dialogun Arbëri Kuvendi mblidhet sot, në rend dite debati parlamentar për dialogun

17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.