Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike do të shënoj rënie nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi deri 16m/s”, thuhet në njoftim.