Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot në Kosovë, mot me diell e temperatura deri 22 gradë

Foto: Tech Radar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, ndërsa do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.