Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mot me diell në Kosovë, qytetarët këshillohen të kenë kujdes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot moti do të jetë me diell, me ç’rast ka ftuar qytetarët të respektojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga ora 09:00 deri në 17:00 t’i shmangen në maksimum ekspozimit të diellit.

Temperaturat maksmimale të ditës do të lëvizin mes 35 e 26 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, deri sa minimalet mbeten po thuaj të ngjashme me vlerat e ditëve të fundit. Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura që nënkupton rrezik për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, gjithashtu këto vlera të indeksit UV janë të padëshirueshme edhe për njerëzit në moshë, prandaj të merren parasysh këshillat e IKSHP-së që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.