Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mot me diell dhe vranësira

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat në disa vende parashihet që të sjellin edhe riga të dobëta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin mes 22 dhe 23 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.