E marta sjell mot kryesisht të kthjellët me vranësira kalimtare në të gjithë vendin, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat lindore.
Një tjetër rënie temperaturash regjistrohet në mëngjes; rënie të lehtë sjell mesdita në zonat jugore duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga -4°C në 13 - 14°C sipas meteoalb.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas IGJEUM, të martën, datë 28 nëntor nuk priten reshje
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 °C / 10 °C
në vendet e ulta: -2 °C / 10 °C
në vendet malore: -5 °C / 3 °C.
Era pritet të dobësohet deri në mesatare.