Për sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme, të cilat më të theksuara do të jenë në orët e paraditës. Temperaturat do të sillen në mes 9 e 21 gradë Celsius.
Nesër pritet të jetë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të shënojnë ngritje. Ato do të lëvizin në mes 10 e 24 gradë Celsius. Indeksi i kualitetit të ajrit, në pjesën e parë të javës, pritet të jetë në vlerat mesatare.
Fusha e presionit të lartë atmosferik dhe rrymat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore, po vazhdojnë të veprojnë mbi rajonin tonë, kështu deri në fund të javës pritet të kemi kryesisht, mot stabil, me temperatura që do të lëvizin në mes 9 e 24 gradë Celsius.
Artikuj të ngjashëm