E enjtja rezervon sërish diell dhe ngrohtësi në Shqipëri, përveç rënies së lehtë të temperaturave në orët e mëngjesit.
Sipas Meteoalb, pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme në zonat malore. Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, më të shpeshta në veri dhe zonat lindore, ku priten shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë orëve të para të ditës, por mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante.
Artikuj të ngjashëm