Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht dhe synon promovimin e aktivitete për të rinjtë, ndërsa u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.
Qëllimi i kësaj dite është të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë.
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Rinisë, komuna të ndryshme në Kosovë kanë planifikuar aktivitete.
Por, në Prishtinë, vërehet se ka aktivitete më shumë.
Shumë organizata, ministria e Kulturës, Rinisë, individë e aktivitete të shumta do e shënojnë ditën e sotme.
Edhe
Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet me disa aktivitete në Kosovë
Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në kuadër të Koalicionit K10, do të mbajë sot festën për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Me këtë rast organizatorët kanë ftuar të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë nga ora 13:00 deri në orën 15:00 në këtë festë.
“Me muzikë dhe rekreacion e shumë gjëra të tjera interesante, ejani ta shënojmë së bashku Ditën e Rinisë së bashku me shumë të rinj e të reja. Gjatë kësaj ngjarje do të ketë: Kuiz me tema të edukimit seksual, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, shëndetit dhe të drejtave riprodhuese (Ngjarja kryesore ku të rinjtë dhe të rejat do të garojnë ndërmjet vete); Metoda të ndryshme për t’u informuar dhe mësuar për këto tema”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Fituesit e kuizit do të shpërblehen.
Edhe
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë
Koalicioni K10 është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, sidomos shëndetin seksual dhe riprodhues. Ky koalicion është përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë.
Këto organizata janë bashkuar me qëllim të hapjes së dialogut në ngritjen e vetëdijesimit për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues përmes avokimit, zhvillimin e politikave në fushën e shëndetit riprodhues si dhe promovimit e të drejtave të shëndetit riprodhues.