Tiranë, 22 mars -Moti gjatë ditës së sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira të dendura. Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.
Në Alpe, verilindje si dhe gjithë zonën e veriut do të ketë reshje të dendura dëbore të cilat zbresin deri në kuota të ulëta 50 metër.
Në malësitë e lindjes dhe juglindjes do të ketë reshje të dendura dëbore kryesisht mbi 800 metër, por në mesditë dhe pasdite deri në kuota 300-400 metër. Reshjet e dëborës hera- herës do të jenë edhe në formën e stuhisë së dëborës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 1-28 m/sek.
Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës me shikimin 100 m-15 km
Temperaturat parashikohen:
Edhe
Bien temperaturat, paralajmërohen reshje shiu e breshër
Vendet malore 4°/13°C
Vendet e ulëta 7°/17°C
Vendet bregdetare 10°/15°C.