Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në “Puls” flitet për shtimin e grabitjeve të dhunshme në Kosovë

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së do të diskutohet për shtimin e grabitjeve të dhunshme në Kosovë.

Në emision të ftuar janë: Imer Beka, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë; Rexhep Sijarina, Drejtor i Policisë në Regjionin e Prishtinës; Nuredin Ibishi, Njohës i Fushës së Sigurisë; Skender Musa, avokat.

  • Sa është numri i grabitjeve të dhunshme në Kosovë gjatë vitit 2018?
  • Sa grupe kriminale veprojnë në Kosovë?
  • Sa është numri i grabitësve që janë në kërkim e që polica nuk po mund t’i kap?
  • A ka dështuar policia dhe prokuroria në ndjekjen dhe arrestimin e këtyre grupeve kriminale?
  • A ka raste kur grabitësit lirohen në procedurë të rregullt?
  • Çka tregon rasti i “Veternikut”?
  • Si është e mundur që në qendër të qytetit grabitësit të armatosur rëndë veprojnë lirshëm dhe askush nga policia nuk i sheh?

Për këto dhe shumë gjëra të tjera ndiqni emisionin “Puls” në KTV i cili transmetohet nga ora 20:00 dhe në TV ARTA në ora 21:40.