Sonte në edicionin special të emisionit Desku, Bodo Weber bashkëpunëtor i lartë pranë Këshillit për Politikë të Demokratizimit, me seli në Berlin.
Analisti gjerman Bodo Weber flet për gjenezën e krizës politike në Kosovë, dhe ndikimit që në të kanë pasur qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pse qasja e administratës amerikan dhe të dërguarit Richard Grenell është e gabuar dhe e thellon krizën? Pse është vonuar BE-ja në adresimin e problemeve të dialogut, të krijuara në kohën e ndërmjetësimit të përfaqësueses Federica Mogherini? Pse heqja e vizave për Kosovën është kyçe për kthimin e rolit qendror të BE-së në procese rreth Kosovës? A është hequr ndarja e Kosovës nga tavolina e negociatave?
Për këto dhe më shumë, ndiqni Deskun me fillim prej orës 20:00 në KTV.
-
Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi
-
Weber, BE-së: Duhet marrëveshje për shtensionim të përhershëm në veri
-
Weber: Fshehtësia e dialogut, burim i krizave
-
Weber skeptik për planin franko-gjerman: S’mund të arrihet askund pa njohje
-
Weber: Lajçaku po simulon ekzistimin e dialogut politik Kosovë – Serbi