Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Solidi i Suharekës përuron fabrikën në Preshevë, hapen 200 vende pune

Fabrika në Preshevë do të prodhojë për tregun e vendas, Evropian si Gjermani, Francë, Rusi. Investimi kap shumën e 1 milionë eurove dhe është investimi i parë i biznesmenëve nga Kosova jashtë vendit. Shqiptarët e Preshevës shprehin mirënjohje.

Prodhuesi kryesore u këpucëve në Kosovë “Solid”, transmeton RTK, d në Preshevë së bashku me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, përuruan fabrikën për prodhimin e këpucëve, një investim ky jetik për popullatën e Preshevës që është një prej komunave më të pazhvilluara dhe me papunësi të lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përurimi u bë para dhjetëra qytetarëve të pranishëm.

Kryetari i APN dhe i Preshevës, Shipërim Arifi tha se përkundër mosbesimit për hapjen e fabrikës ja erdhi dita që ajo te bëhet realitet.

" Gjithçka çka është thënë e stërthënë sot u dëshmuar që ka qenë e gënjeshtërt. Ja fabrika u hap sot dhe për një vit do të jenë të punësuar 200 persona. Kjo u arrit falë mundit të jashtëzakonshëm për të tejkaluar pengesat teknike dhe politike që hasëm gjatë rrugës. Pengesat ishin më të mëdha se sa dihen në opinion", tha Shqipërim Arifi, kryetarë i APN dhe i Preshevës.

Investimi i kryer në Preshevë është diku rreth 1 milionë euro dhe prodhimet nga kjo fabrikë do të mbulojnë tregun e Evropës, Rusisë, Serbisë etj.

"Pa dashur t’i jap kahje politike. Kryetari më ka thirrur dhe kam ardhur vetëm për një konsultë. Mirëpo Shqipërimi ishte insistues, pasi më bindi për të investuar. Kemi pasur një rrugëtim 8 muajsh dhe janë tani kemi mbaruar. Kemi investuar jashtë planifikimit për Trafon e re dhe energjinë që nuk ishte planifikuar.Tani qe e hapem fabriken, po e kujtoje qe ju kisha thane që vetëm 5 ditë pasi të kryhehen keto probleme te energjisë unë do ta hap", tha Shefki Kuqi, pronarë i Solid, duke theksuar se i falënderojë edhe ata që më kanë etiketuar matrapaz.

“Unë matrapaz nuk jam. Jam teknolog dhe i ftojë të tërheqin akuzat. Unë kam ardhur këtu të bëjë biznes dhe konkurrencë më të gjithë biznesmenët mendjehapur. Por vetëm me nivelin më te menduar. Starti do të jetë nga 60 deri në 80 punëtorë. Për një vit numri i punëtorëve do të jetë 200", tha Kuqi, i cili mori aplaudime nga të ftuarit.

Njëkohësisht ai ju bëri thirrje që Preshevarët mos të lëshojnë vendin dhe të punojnë në perëndim pasi do ta zhvillojmë vendin.