Tiranë, 29 qershor - Në Shqipëri askush s’mund të bëjë punën e udhërrëfyesit turistik, pa qenë i pajisur me certifikatë përkatës të Ministrisë së Turizmit. Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.
Në bazë të ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 692, date 05.10.2016, asnjë person nuk mund të ushtrojnë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në territorin shqiptar pa u pajisur me certifikatën përkatëse nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOperatori turistik i huaj, që ofron në paketat e tij vizita turistike në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka detyrimin që gjatë vizitës, grupi turistik të jetë i shoqëruar nga një udhërrëfyes turistik i certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Në rast inspektimi, operatori turistik i huaj është i detyruar të paraqesë kontratën e shërbimit të nënshkruar me udhërrëfyesin turistik të certifikuar ose operatorin turistik shqiptar.
Ushtrimi i veprimtarisë së udhërrëfyesit nga shtetas të huaj, pa shoqërimin dhe prezencën e një udhërrëfyesi turistik të certifikuar, dënohet me gjobë 150.000 lekë. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ushtron kontroll dhe merr masat për shkeljet e konstatuara.