Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“S’ka paralele ndërmjet serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi”

Kryetari i Trupit Koordinues në Qeverinë e Serbisë për Luginën e Preshevës Zoran Stankoviq,ka deklaruar sot se nuk ka asnjë paralele ndërmjet zgjidhjes së problemit serb në Kosovë, dhe, siç ka thënë ai, vetadministrimit lokal në jug të Serbisë ku jetojnë shqiptarët, transmeton Koha.net.

„Nuk ekziston kurrfarë paraleleje ndërmjet zgjidhjes së problemit të serbëve në Kosovë dhe zgjidhjes së funksionimit të vetadministrimit lokal në tri komuna në jug të Serbisë – Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, sepse, sipas tij, çdo gjë është e definuar me ligje dhe shteti i Serbisë në kufijtë e mundësive dhe aftësive të veta bën çdo gjë kërkesat e krerëve të këtyre tri komunave të zgjidhen”, ka thënë Stankoviq për rel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ,ka vlerësuar se raporti i Serbisë për pozitën e shqiptarëve në Luginë është i rëndësishëm për pozitën e serbëve në Kosovë.

Shaip Kamberi ka thënë se „normalizimi i marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës duhet të kalojë përmes Luginës së Preshevës”.

„Raporti i shtetit ndaj shqiptarëve që jetojnë në këtë hapësirë është ndihma më e mirë që Serbia mund t’ua ofrojë serbëve në Kosovë. Kjo është esenciale për stabilitetin e rajonit tonë, por edhe për stabilitetin e marrëdhënieve të ardhshme shqiptaro-serbe”, ka thënë Kamberi.