35 nxënës të klasës së parë në shkollën “Faik Konica” të Prishtinës, edhe dy javë pas fillimit të procesit mësimor, janë pa tekste.
Nxënësit po mësojnë me kopje të librave për të mos mbetur prapa me plan-program, raporton KTV.
Kjo ka ndodhur pasi drejtuesit e shkollës nuk kishin planifikuar se do të kenë më shumë se 160 nxënës në klasë të parë dhe presin që tekstet t’i marrin në javën që vjen.
Drejtoresha Xhylije Balaj ka thënë se nga kontaktet me Ministrinë e Arsimit, presin që nxënësit të marrin tekstet në javën që vjen.
Kjo shkollë është në pritje edhe të një vendimi nga Komuna e Prishtinës.
Nxënësit dhe prindërit e konsiderojnë të panevojshëm Testin e Arritshmërisë
“Faik Konica” ishte një prej shkollave të përzgjedhura për programin e mësimit gjithëditor, dhe ende nuk e dinë nëse ky program do të vazhdojë për të tretin vit me radhë.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka deklaruar se ky projekt pritet të vazhdojë nga fillimi i muajit të ardhshëm.
-
Semimaturantët tregojnë arritshmëri për kopjim
-
Shkollat në pritje të katalogut nga MASHTI, paralajmërohen pasoja nëse vonohet
-
Çeku për afro 4 mln mungesa të nxënësve në një gjysmëvjetor: Jemi në pritje të raportit të plotë
-
1,597 fëmijë në shkolla me pak nxënës, ekspertët paralajmërojnë pasoja sociale