Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ka kuorum në komision, nuk votohet projektligji që lejon importimin e veturave më të vjetra

Tre anëtarët e opozitës në Komisionin për Zhvillim Ekonomik kanë lëshuar mbledhjen në momentin që është shqyrtuar Projektligji për lejimin e importimit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Dardan Sejdiu nga PSD-ja, Hykmete Bajrami nga LDK-ja dhe Mimoza Kusari-Lila e Alternativës kanë thënë se janë kundër ndryshimeve pasi siç kanë thënë është ndotës i ambientit.

Me largimin e tyre Komisioni ka mbetur pa kuorum për vendimmarrje, raporton Koha Ditore.

Megjithatë anëtarët tjerë të Komisionit nga partitë në pushtet kanë dhënë mendimet e tyre për Projektligjin. Ata nuk kanë rënë dakord me qëndrimin e opozitës duke thënë se gjatë diskutimeve në grupin punues nuk ka dal se vjetërsia e veturave ndot ambientin.

“Duke marr parasysh kundërshtimet dhe ndikimet negative që ky projektligj sjell për mjedisin, gjithashtu edhe kundërshtitë e mëdha të cilat janë në përgjithësi të asociuara nga të gjitha palët e interesit për një mjedis të mirëfilltë në Kosovë, dhe me rreziqet që ia sjell ky projektligj Kosovës dhe mjedisit në Kosovë ne tre përfaqësuesit e opozitës nuk qëndrojmë në takim për votim që të bëjmë kuorumin kur votohet ky projektligj”, u shpreh Kusari-Lila.

Sjellja e deputetëve të opozitës nuk iu pëlqeu aspak anëtarëve të tjerë të këtij komisioni,.

Anëtari i komisionit për Zhvillim Ekonomik nga PDK-ja, Memli Krasniqi largimin e anëtarëve nga mbledhja e ka konsideruar si qesharak. Ai tha se ish-ministret e Tregtisë, duke aluduar në Mimoza Kusari-Lilën dhe Hykmete Bajramin, po e duan ambientin pasi kanë dal në opozitë.

Edhe Ndryshimet në projektligj lejojnë importimin e veturave deri në 15 vjet të vjetra Video Ndryshimet në projektligj lejojnë importimin e veturave deri në 15 vjet të vjetra

Sjellje hipokrite e ka konsideruar veprimin e deputetëve të opozitës edhe anëtari tjetër, Muharrem Nitaj.

Këtë veprim të deputetëve të opozitës e ka kundërshtuar edhe kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha Shala duke thënë se ikja e opozitës tregon se janë opozitë brenda partive të tyre.