Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën, për shkak të mungesës së kuorumit. Xhavit Haliti tha se nuk ka kuorum dhe se nuk mund të fillojnë me shqyrtimin e projektligjeve, kështu që Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:00.
Seancën e sotme e kanë lëshuar deputetët e VV-së, në shenjë pakënaqësie, pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ia ndërpreu fjalën deputetit të VV-së, Frashër Krasniqit.