Më shumë se gjysma e institucioneve edukativo-arsimore të Komunës së Prishtinës kanë nevojë urgjente për rinovime, është konstatuar në Planin Zhvillimor të Arsimit për Komunën e Prishtinës për vitin 2018-2022 (PZHAK).
Por Komuna e Prishtinës nuk ka paraparë buxhet për këto investime, bazuar në dokumentin zyrtar buxhetor të saj për vitin 2018. Ndërkaq edhe përfaqësues të opozitës kanë deklaruar se ka një disbalancë shumë të madhe në mes të nevojave dhe planifikimit buxhetor për investimet në institucionet edukativo-arsimore, që ka bërë Komuna e Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
“Në Komunën e Prishtinës janë pesë institucione parashkollore, 23 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta dhe shtatë shkolla të mesme të larta që kanë nevojë për rinovim urgjent”, thuhet në PZHAK.
Nga kjo rezulton se janë 35 institucione shkollore të Prishtinës që kanë nevojë urgjente për rinovime të objekteve, përderisa Komuna e kryeqytetit ka gjithsej 70 institucione edukativo-arsimore publike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Premtimet e parealizuara të komunave në arsim
-
Zbatimi i mësimit tërëditor në Prishtinë po vlerësohet i vështirë, shkak mungesa e infrastrukturës
-
Disa shkolla pritet të mos i hapin dyert për nxënësit më 1 shtator
-
90 milionë euro buxheti i Prishtinës për vitin 2022
-
PDK-ja e konsideron të keqmenaxhuar arsimin në Prishtinë