Intensifikimi i fushatës parazgjedhore në veri ka shtuar tensionet ndërmjet partive serbe, të cilat vazhdojnë të hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës. Pas incidenteve të fundit dhe përplasjes fizike ndërmjet kandidatëve serbë, Policia e Kosovës ka rritur prezencën e vet në veri, shkruan sot Koha Ditore.
Për situatën e brishtë në veri të mërkurën ka folur edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. Misioni që ai drejton do të ketë rol teknik në zgjedhjet e 11 qershorit, në katër komunat e populluara me shumicë serbe. Shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Jan Braathu, ka thënë se situata në mes partive serbe në veri të Kosovës është mjaft e brishtë, të cilat janë shoqëruar me disa incidente në Leposaviq. Braathu u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë të drejtën e votës për secilin person.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dy persona në veri ankohen për presion për votë
-
Lajçak: Eskalimi po vazhdon, shoh veprime të dhunshme që mund të rilindin
-
Escobari e Lajçaku sot takojnë Kurtin, nesër Osmanin
-
NATO i kërkon Kosovës “shtensionimin e menjëhershëm të situatës” në veri
-
Plagosja në veri, OSBE-ja u bën thirrje institucioneve për hetim të besueshëm