Arbëri

Situata e ndjeshme në veri e shton nevojën për themelimin e ushtrisë, thotë Abdullahu

Faton Abdullahu, këshilltar për media i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se kur bëhet fjalë për ndryshimet ligjore për formimin e ushtrisë, Qeveria e Kosovës është në koordinim të plotë me Presidencën e Kuvendin.

Madje ka thënë se kjo e bën të fuqishëm koalicionin qeverisës.

Abdullahu ka thënë se ideale do të ishte sikur ushtria të formohet ashtu siç kërkohet, me ndryshime kushtetuese.

“Do të ishte më e qëndrueshme dhe më e pranueshme edhe nga faktori ndërkombëtarë sikur të bëhej me përkrahjen e pakicës serbe. Por ne e shohim ndikimin që e kanë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nga Beogradi, dhe ata nuk e pranojnë as pavarësinë e Kosovës ndërsa sot u deklaruan se kundërshtojnë formimin e ushtrisë”, ka thënë Abdullahu.

Por ai ka thënë se nuk do të ishte e papranueshme as ideja që FSK-ja të ndryshojë thellësisht në përmbajtje përmes ligjit, e duke anashkaluar ndryshimet në Kushtetutë.

“Presidenti ka të drejtë të shtrojë iniciativën ligjore. E ka thënë presidenti Thaçi e kanë thënë më herët edhe opinionistët se mund të bëhet edhe në këtë mënyrë. Është bërë e ndjeshme situata pas trenit dhe çështjeve të tjera në veri, prandaj është parë e nevojshme që të ecet tutje me një hap të formimit të ushtrisë. E dëshmuam edhe në rastin kur pat provokim nga Serbia se reagimi i institucioneve të Kosovës dhe çdo gjë ishte konstruktive dhe asgjë nuk është e drejtuar nga qytetarët serbë të Kosovës”, ka thënë Abdullahu, përcjell Koha.net. “Jemi në këtë fazë të zhvillimit dhe mendojmë se këtë duhet t’ia themi edhe miqve ndërkombëtarë se formimi i FAK-ut është e mirë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë tutje Abdullahu.

Abdullahu tutje ka shprehur bindjen se veprimi që FAK-u të formohet me ligj nuk do të shkelte procedurat. Megjithatë Abdullahu nuk ka mundur të specifikojë se kur mund të shkojë ligji në Kuvend.

do të bënit më mirë ta pyesni Presidencën për gjëra të tilla. Por siç pamë edhe në lajmet tuaja sonte disponimi edhe te kuvendarët opozitarë është që të ecet tutje me këtë çështje”, ka thënë ai.