Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Sistemi tatimor i Kosovës i bazuar në BE”

Drejtori i Përgjithshëm, Sakip Imeri, ka deklaruar se Kosova ka sistemin tatimor modern, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe parimet e BE-së, legjislacion të thjeshtë, sistem të integruar të regjistrimit të biznesit, ngarkesa të ulëta tatimore, shërbime elektronike për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe lehtësi tjera për tatimpagues në zhvillimin e biznesit të tyre.

Ai këto komente i ka bërë gjatë sesionit informues “Klima e Investimeve në Kosovë”, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, me synim të veçantë diasporën shqiptare.

Imeri theksoi se prodhuesit e Kosovës gëzojnë lirime për TVSh në linjat e prodhimit, makineritë dhe lëndën e parë që përdoren në procesin e prodhimit, po ashtu lirime për pajisjet e TI dhe burimet e energjisë.

Kosova ka marrëveshje me Turqinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

Artikuj të ngjashëm