Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Kosova ka katër qëllime që dëshiron t’i realizojë me anën e taksës 100 për qind të vënë për mallrat që Serbia i eksporton në Kosovë, transmeton Koha.net.
Qëllimi i parë, sipas Vuçiqit, përcjell FoNet është që Kosova ta bëjë presionin më të madh i cili do të shpinte në kapitullimin pa kusht të Serbisë dhe te njohja e plotë e pavarësisë së Kosovës.
Vuçiqi ka thënë se qëllimi i dytë ka qenë ndalimi absolut i tregtisë dhe që Kosova në heshtje të bëjë spastrimin më të fuqishëm dhe më të shpejtë etnik me dëbimin e serbëve nga veriu dhe nga jugu i Kosovës.
Kryetari serb si qëllim të tretë e ka parë presionin te bashkësia ndërkombëtare që t’i bëhen lëshime Kosovës për liberalizim të vizave dhe të tregojë se është në gjendje të shkaktojë përshkallëzim dhe destabilizim.
“I katërti qëllim, jemi frikësuar ta themi se edhe ky është qëllimi mundshëm, është që të ndodhin konfliktet dhe destabilizimi i përgjithshëm për interesa të huaja e për interesa të veta, sepse me rrugë paqësore e me dialog Kosova nuk mund t’i realizojë ato ashtu si dëshiron”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.
Ai ka përjashtuar që taksa të jetë ngritur si hakmarrje nga dështimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
-
Sipas Vuçiqit, edhe SHBA si Serbia, nuk ka dialog pa heqjen e plotë të taksës
-
Vuçiq: Pas heqjes së taksës, është “çështje kohe” kur nga Serbia do të kërkohet njohja e Kosovës
-
Vuçiq: Pres që problemi i taksës të zgjidhet me formimin e Qeverisë së Kosovës
-
Vuçiq: Të hiqet taksa nga Kosova, duam negociata për zgjidhje kompromisi
-
Vuçiq: Vetëm hiqni dorë nga taksa dhe vazhdojmë çfarëdo negociata që doni