Drejtoria e Shërbimeve Publike në Mitrovicë, në bashkëpunim me UN-HABITAT-in, kanë prezantuar para akterëve të rëndësishëm të institucioneve publike që veprojnë në komunë, Planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban.
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, pasi përshëndeti UN-HABITAT-in, që në fakt është mbështetësi kryesor financiar i këtij projekti, tha se ky plan do të jetë shumë i rëndësishëm për gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Nëpërmjet këtij plani të mobiltietit urban do të krijohet një sistem i qëndrueshëm i transportit dhe qytetarët do te kenë qasje më të lehtë për lëvizje ditore dhe se shërbimet e tjera të shkallës së sigurisë në qytet do të jenë më të lehta për ta.
Me hartimin e këtij plani të mobilitetit, Komuna e Mitrovicës do të bëhet një komunë më funksionale dhe më e integruar në vendin tonë, e cila në fakt do ta rregullojë edhe transportin urban.
-
MMPH dhe UN-HABITAT ndihmojnë komunat në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor
-
Plani i Mobilitetit parasheh ndryshime të mëdha në transportin publik
-
Zvarritet Plani i Mobilitetit të Prishtinë
-
Punëtori për lëvizshmëri të qëndrueshme në kryeqytet
-
Identifikohen masa për Planin e mobilitetit në kryeqytet