Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas këshilltarit Arifaj, Thaçi kërkon dialog më dinamik

Këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka bërë me dije se zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe e ardhmja e procesit të dialogut do të jenë tema të diskutimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq në takimin e të enjtes në Bruksel.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se presidenti Thaçi po kërkon dialog më dinamik dhe më përmbajtjesor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Arifajt, Thaçi po kërkon të punohet drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike për normalizim të marrëdhënieve dhe për fqinjësi të mirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka treguar se iniciativa e presidentit Thaçi për formimin e ekipit të unitetit ka për qëllim që të gjitha institucionet të jenë të përfaqësuara në dialog dhe ta japin kontributin e tyre.