Arbëri

Sipas Karamelos, opozita e re në Shqipëri do të veprojë si grup i përbashkët

Tiranë, 13 mars - -Deputeti Ligora Karamelo, i cili zëvendësoi Klevis Balliun në qarkun Korçë në listën e Partisë Demokratike, u shpreh sot se, opozita e re po organizohet për të vepruar si një grup i përbashkët të cilit do t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë.

“Ne hodhëm hapin e parë. Organizim do të thotë se duhet të funksionojmë si një opozitë e përbashkët, e vendosur, që të mbajmë një qëndrim bashkëpunues me mazhorancën, por edhe kundërshtues, demaskues ndaj problemeve të korrupsionit dhe mbi të gjitha një opozitë që respekton parimet themelore demokratike, Kushtetutën. Do të presim edhe deputetë të tjerë dhe do kemi një opozitë shumë aktive në parlament”, u shpreh Karamelo/ATSH.