Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, po vazhdon turneun nëpër qendrat e LDK-së në Kosovë në prag të zgjedhjeve të parakohshme, më 14 shkurt.
Sot ishte edhe në Klinë, ku takoi zyrtarë e simpatizantë të kësaj partie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe, sipas asaj që ka shkruar në Facebook, pas këtij takimi, shteti i Kosovës nuk ka normalitet nëse LDk-ja nuk do të jetë në pushtet.
“Mesazhi nga Klina, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet! Takim me struktura dhe simpatizantë diskutuam për rrugën drejt fitores sonë të përbashkët”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Qeveria Hoti u rrëzua me aktgjykim të Kushtetueses, meqë vota e deputetit Etem Arifi u shpall e pavlefshme.