Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas GAP-it, kompetencat vetjake të komunave s’janë bash vetjake

Sipas gjetjeve të Institutit GAP, kompetencat vetjake të komunave, të listuara në nenin 17 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, në masë të madhe janë kompetenca të cilat komunat i ushtrojnë nën varësi të pushtetit qendror. Kështu thuhet në një analizë, të prezantuar nga Bekim Salihu, hulumtues në Institutin GAP.

Sipas kësaj analize, shembull i tillë është furnizimi me ujë të pijes, ku edhe pse Ligji për vetëqeverisje lokale u jep kompetenca komunave dhe i mban përgjegjëse ato për furnizim me ujë, në praktikë furnizimi me ujë është kompetencë e ndërmarrjeve publike regjionale, të cilat i japin llogari Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe menaxhimi i mbeturina nuk është kompetencë vetjake e komunës, por kjo është detyrë e ndërmarrjeve publike rajonale për menaxhimin e mbeturinave, të cilat menaxhohen nga një konsorcium i komunave, e ku zakonisht komunat më të vogla mbivotohen nga komunat më të mëdha. Raste të ngjashme hasen edhe në fushën e emergjencave, shëndetësisë, arsimit dhe në fusha tjera. Së fundmi, përmes ndryshimeve ligjore, niveli qendror synon të zgjeroj kompetencave në dëm të nivelit lokal edhe në fushën e prokurimit, mbrojtjen ligjore të komunave, etj. GAP rekomandon që institucionet publike, të ndryshojnë ligjet të cilat u japin kompetenca më të mëdha komunave.

Znj. Rozafa Ukimeraj – Çuni, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, theksoi se legjislacioni bazik për vetëqeverisje lokale, po i afrohet një dekade të implementimit dhe rezultatet janë të dukshme në shumë fusha. Progres është nënvizuar në fushën e ligjshmërisë së akteve komunale; rritjes së përformancës në ofrimin e shërbimeve; avancimit të demokracisë lokale dhe unifikimit të vetëqeverisjes lokale në shkallë vendi. Sipas saj, “Kosova ka zhvilluar një kornizë mjaft të mirë të ligjeve dhe politikave, mirëpo zbatimi i tyre përballet me vështirësi sa i përket aspektit financiar, njerëzor, profesional dhe institucional”.

Siç e paraqet edhe raporti i GAP-it gjendjen, komunat kanë një set të gjerë të kompetencave vetanake, mirëpo seti i njëjte i kompetencave vetjake komunale, për të gjitha komunat, ka lënë shumë çështje të hapura dhe në fazën e konsolidimit të vetëqeverisjes lokale në të ardhmen sigurisht se kërkojnë zgjidhje sistemore. Për këtë arsye, MAPL ka sponsorizuar Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026, ku edhe Instituti GAP ka dhënë kontribut në përpilimin e kësaj strategjie, e cila është miratuar nga Qeveria duke vendosur kështu orientimet strategjike për dhjetë vitet e ardhshme. Gjatë vitit 2017, MAPL ka miratuar rregulloren për publikimin e akteve të komunave; është në përfundim e sipër rregullorja për performancën komunale, ndërkohë që ka përfunduar procesi i hartimit të Ligjit për kryeqytetin si dhe është në proces të ndryshimit ligji ekzistues për menaxhimin e pronës komunale, si një ndër ligjet më substanciale.”

Në fund znj.Ukimeraj-Çuni rikonfirmoi qëndrimin e Ministrisë për bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me asociacionin e komunave që së bashku të avancojnë vetëqeverisjen lokale.

Analizën e plotë të Institutit GAP mund ta gjeni duke klikuar këtu : http://www.institutigap.org/documents/94817_Gap%20Analiz%C3%AB%205%20kompetencat.pdf.

Gjithashtu në këtë link http://bit.ly/2xbf2LF, mund të gjeni edhe video animacionin i cili paraqet të gjeturat e raportit “ Sa kanë kompetenca vetanake komunat?”