Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi ka thënë se do të angazhohet që KEK-u të jetë korporata më fitimprurëse në vend si në aspektin gjenerues, po ashtu edhe në atë të mirëqenies sociale.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka theksuar se do të angazhohet që të rriten të hyrat e korporatës duke zhvilluar edhe sektorin e shitjes së thëngjillit.
Sipas Thaçit, kjo pasuri duhet të shfrytëzohet në të mirë të rritjes ekonomike dhe sociale.
Ai ka thënë se objektiv tjetër i tij është që tokat e degraduara, të kthehen në shfrytëzim për të gjeneruar të hyra.
Ndërkaq duke folur për furnizimin me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit, Thaçi ka thënë se janë bërë përgatitjet që KEK-u të jetë në prodhim me maksimumin e kapaciteteve prodhuese, po ashtu ka treguar se kanë arritur të krijojnë rezerva të mjaftueshme të thëngjillit për sezonin e dimrit.

-
KEK-u realizon mbi 160 milionë euro të hyra, thotë se ka thëngjill deri në marsin e ardhshëm
-
KEK-u zotohet se gjatë dimrit prodhimi vendor do të jetë në nivel
-
KEK-u planifikon të shesë thëngjill, Maqedonia e interesuar
-
Punëtorëve të KEK-ut u bëhet presion për nënshkrimin e një peticioni kundër shkarkimeve
-
Korporata Energjetike e Kosovës në mesin e institucioneve që janë në ballë të përpjekjeve në kohën e gjendjes emergjente për shkak të përhapjes së virusit Korona