Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Beogradit, Surinami ka tërhequr njohjen e Kosovës

Republika e Surinamit ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. RTS raporton se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka falënderuar Surinamin “për vendimin jashtëzakonisht të rëndësishëm”, i cili dëshmon se duhet të bisedohet dhe të zhvillohen kontakte me të gjitha vendet nëse jemi të bindur se Kosovën e Metohinë e kemi çështje kombëtare e shtetërore”, transmeton Koha.net.

Sipas këtij burimi Qeveria e Surinamit ka marrë vendim më 27 tetor 2017 ndërsa nota diplomatike me të cilën bëhet i ditur ky vendim i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës më 30 tetor,.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç e citon RTS Daçiqin, Kosovën deri tash e kanë njohur 106 shtete.

Surinami ndodhet në Amerikën Jugore. Më herët është quajtur Guajana Hoklandeze. Ka një sipërfaqe prej 163.820 kilometrash katror dhe ka 530 mijë banorë.

Ai ka publikuar edhe një dokument me të cilin pretendon se Surinami ka tërhequr njohjen për “Kosovën dhe Metohinë”, që nuk ekziston si nocion ndërkombëtarisht.

Në këtë dokument mes tjerash thuhet se “Ministrja e Jashtme e Republikës së Surinamit ka nderin të ia përcjellë Serbisë vendimin për revokim të njohjes së Kosovës dhe Metohisë së shtet i pavarur dhe sovran”.

Koha.net po bën përpjekje të marrë një përgjigje nga Ministria e Jashtme e Kosovës nëse njoftimi i medieve serbe është i vërtetë apo sajim i kancelarive të Beogradit.