Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Beogradit, ish-kryetarit të Zveçanit iu dogj vetura për të përçarë serbët

Beograd, 26 korrik - Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë përmes një komunikate, të publikuar sot, ka dënuar djegien e veturës së ish-kryetarit të komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviqit, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.

“Populli serb në Kosovë e Metohi”, siç e quan Beogradi Republikën e Kosovës, “në vazhdimësi ballafaqohet me sulme e frikësime, ndërsa incidenti që ndodhi fare afër çerdhes dhe ndërtesës së banimit me siguri do të shkaktojë pasiguri e shqetësime shtesë”, thuhet në komunikatën e kësaj zyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga ky akt, pavarësisht se kush e ka kryer, fshihet përpjekja që në radhët e qytetarëve të përkatësisë kombëtare serbe të shkaktohet frikë dhe pasiguri”, thekson kjo Zyrë.

“Në kohën kur para popullit serb në Krahinë dalin sfida të shumta, ata që nuk duan paqe e përparim do të bëjnë çdo gjë për të shkaktuar mospajtime e konflikte në mes të serbëve në Kosovë e Metohi”, shton komunikata, përmes të cilës shfaqet shpresa se policia dhe faktorët e tjerë të sigurisë do të marrin hapa vendimtarë për ndriçimin e këtij sulmi dhe për dënimin e kryesve të tij, ndërsa përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare se do të forcojnë aktivitetin për sigurinë e qytetarëve dhe për të penguar dhunën.