Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Ahmetit, kunjat e trotuarit shpëtuan jetë njerëzish

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të qytetit.

Sipas një postimi të tij në Facebook, një vajzë është lënduar, derisa ka shtuar se pengesat kundër parkingut kanë shpëtuar disa këmbësorë nga goditja e njërës prej dy veturave të përfshira në aksident.

“Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë)”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë”, ka paralajmëruar ai.