8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet në tërë botën e po ashtu edhe në Kosovë.
Zakonisht institucionet bëjnë dhurata për 8 Mars për gjininë femërore. Dhuratë për festën e 8 Marsit ka bërë edhe Policia e Kosovës për koleget e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuosot do të qerasen me një drekë e cila është organizuar nga Sindikata e Policisë.
i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, tregoi për KosovaPress për këtë organizim që ka bërë sot policia për pjesëtaret e uniformuara.
“Ne për 8 Mars kemi organizuar një drekë për anëtaret e sindikatës së policisë në orën 12:00”, tha Tasholli.
Policia e Kosovës në mesin e saj ka një numër të femrash prej 8 për qind.
Sipas Tashollit, kjo shifër jo që është e kënaqshme, por është më e mira në Evropë.
“Në Polici janë 1300 femra janë të punësuara. E kemi një përqindje të kënaqshme, më të mirën në Evropë. Ka qenë një statistikë bukur e lartë, deri në 20 për qind kemi pasur femra në fillim, por, në mënyrë graduale ka pësuar rënie, por tani prapë e kemi përqindjen e mirë në krahasim me shtetet tjera për sa i përket gjinisë femërore, sidomos në uniformë”, tha Tasholli.
Policia e Kosovës për çdo vit organizon ndeja ose shpërndan dhurata për policet për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.