Anëtarë të Sindikatës së Punëtorëve të PTK-së i kanë dorëzuar në sektorin për krime ekonomike të Policisë së Kosovës 13 kontrata të realizuara nga menaxhmenti për shërbime të kompanive private.
Kanë treguar se 6 prej kontratave janë me kosto milionëshe dhe të gjitha janë të nënshkruara gjatë periudhës 2009-2018.
Kryetari i sindikatës, Lahmi Balaj, ka thënë se numri i kontratave të tilla është më i madh, por nuk kanë arritur t’i sigurojnë.
Ai ka thënë se një nga kontratat është edhe ajo me operatorin telefonik “Z Mobile”, e cila është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.
Një veprim i tillë i sindikatës është marrë meqë së fundi problemet financiare të Telekomit janë shfaqur haptas dhe është paralajmëruar që edhe pagat e punëtorëve do të mund të ulen, në mënyrë që shpëtohet ndërmarrja nga falimentimi.
-
Telekomi në krizë, angazhon avokatë vendorë e ndërkombëtarë për kontratat e dyshimta
-
Punëtorët e Telekomit me protestë kundërshtojnë vazhdimin e kontratës me Z-Mobile
-
Kryesindikalisti i PTK-së kërcënon me protesta ndaj “shantazhit e zhvatjes nga Z-Mobile”
-
Sindikata e Punëtorëve të PTK-së kërkon mos vazhdimin e kontratës me Z-Mobile, paralajmëron masa
-
Mbi 1.850 punëtorë të Telekomit kundër vazhdimit të marrëveshjes me “Z-Mobile”