Sindikata e Policisë së Kosovës ka dorëzuar në Kuvend të martën peticionin e nënshkruar nga punonjësit e Policisë lidhur me pakënaqësitë e tyre.
Këto pakënaqësi kanë të bëjnë me Ligjin e pagave, sigurimin shëndetësor, Ligjin e pensionimit, shtesa për punë specifike dhe rrezikshmëri, si dhe kushtet e punës.
“Sindikata e Policisë së Kosovës njofton punonjësit e Policisë së Kosovës dhe opinionin e gjerë se ky është njëri nga hapat sindikal drejt realizimit të kërkesave tona ligjore”, thuhet më tej në njoftim.
Nga kjo sindikatë është bërë e ditur se 5,623 punonjës e kanë nënshkruar këtë peticion nga gjithsej 9,008.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia shtron 10 kërkesa, Komisioni Parlamentar nis shqyrtimin e tyre
-
Policia e Kosovës kërkon kushte më të mira, del me 10 kërkesa
-
Sindikata e Policisë i kërkon Avokatit të Popullit ta çojë në Kushtetuese Ligjin e pagave
-
Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor dhe shëndetësor pas vdekjes së policit në Vërmicë
-
Tetë sindikata kërkojnë nga partitë reformë të thellë të legjislacionit të punës dhe dialogut social