Telekomi ka bërë të ditur se nuk do t’i vazhdojë Z- Mobile’it edhe për 10 vite tjera kontratën që i kushtoi miliona humbje çdo vit kompanisë publike.
Megjithatë, një njoftim të tillë nuk e kanë bërë ende publik.
Sindikata e PTK-së i ka vënë ultimatum menaxhmentit që të njëjtën ta publikojë, në të kundërtën paralajmërojnë grevë, e se konsumatorëve të Z-Mobile nuk do t’i ofrojnë asnjë shërbim.
Në dokumentet që ka siguruar Koha Ditore, e që i është dërguar Kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefit e shefes së bordit, Besa Shatrit, këkohet që t'i bëhet me dije edhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukës, se në grevë do të shkohet nga fundi i këtij muaji, nëse s'plotësohen kërkesat e tyre.
“Nëse deri më 22 korrik 2019 nuk publikohet njoftimi kundër çfarë kontrate të re me Z-Mobile, atëherë me 23 korrik FSP-PTK do ta aktizivojë këshillin grevist”, thuhet në letër.
{gallery}
-
Pas 31 gushtit Telekomi nuk do të ofrojë më shërbime për Z-Mobile
-
Mosvazhdimi i kontratës së Telekomit me Z-Mobilen gëzon punëtorët
-
Zyrtare: Telekomi nuk e vazhdon kontratën me Z-Mobile
-
Kontrata e Telekomit me Z-Mobilen përfundon sot, por ende s’ka vendim zyrtar
-
Bordi s’tregon vendimin që mori në mbledhjen 8 orëshe, por kontrata me Z-Mobile do të shkëputet