Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikata e Shërbimit Civil kundërshton vendimin e Qeverisë për tërheqjen e ligjit për pagat

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me tërheqjen e Ligjit për Pagat e Shërbyesve Civilë dhe për fatin e të gjithë të punësuarve në Shërbimin Civil të Kosovës.

Kryetari i kësaj sindikate, Mursel Zymberi, ka kërkuar zbatimin e ligjit për pagat, meqë sipas tij, kjo kategori është në situatë tejet të pafavorshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne me këmbëngulje kemi kërkuar edhe më herët që ligji për pagat e shërbyesve civilë të gjejë zbatim sa më të shpejtë që është e mundur ngase pozita e shërbyesve civilë të Kosovës është në situatë të pafavorshme”, tha ai, raporton KP.

Zymberi në emër të kësaj sindikate ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës nivelizim të pagave me sektorët e tjerë, trajtim të merituar për të punësuarit profesionalë, njohja e përvojës së punës për punonjësit e administratës si dhe të krijohen kushte të barabarta në të gjithë Shërbimin Civil.

“Bëjmë paralajmërimin e Qeverisë që të merren më seriozisht me pozitën e shërbyesve civilë, të bëjnë nivelimin e pagave, të fillojnë së zbatuari ligjin e pagave, të paguhet përvoja e punës për të gjithë të punësuarit të cilët kanë punuar me ligjet e Republikës së Kosovës edhe në periudhën e paraluftës”, ka thënë Zymberi gjatë kësaj konference.

Ai ka folur edhe për cilësinë e punës në administratë, duke akuzuar Qeverinë për punësime të, siç ka thënë ai, “njerëzve të klaneve dhe grupeve të ndryshme”.

Për këtë, ai është shprehur se do të angazhohen në publikimin e ndërhyrjeve të mundshme në konkurse publike, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

“Po punësojnë njerëz të klaneve të grupeve të ndryshme. Është vështirë të kemi një administratë cilësore dhe funksionale nga vet fakti se po krijojnë varshmëri duke punësuar persona të tyre dhe kjo të kihet parasysh që ne i kemi evidentet e caktuara dhe ndaj situatave të tilla ne do të reagojmë dhe do t’i bëjmë edhe publike konkurset në të cilat po ndërhyhet në nivel lokal dhe në atë qendror”, tha ai.

Sindikata e Shërbimit Civil ka paralajmëruar se reagimet e tyre do të jenë edhe më të zëshme, në rast të mos përfilljes së nevojave të tyre nga Qeveria.