Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, sot ka zhvilluar një takim me Avokatin e Popullit, Ilmi Jashari, njofton kumtesa nga SPRTK, transmeton Koha.net.
SPRTK, sipas kumtesës, ofroi dëshmi konkrete Jashari me problemet me të cilat po përballen si sindikatë, si pasojë e kërcënimeve, shantazheve dhe fyerjeve nga ana e drejtorit gjeneral të RTK-së, Mentor Shala.
Përfaqësuesit e Sindikatës, me këtë rast, kërkuan nga Jashari që të ngre zërin kundër persekutimit sistematik që po u bëhet përfaqësuesve sindikal, dhe të ndikojë që aktivitetet sindikale të ushtrohen pa u penguar nga askush, në përputhje me ligjin për organizim sindikal.
Avokati i Popullit u informua me kërcënimin që drejtori Shala ua bëri punëtorëve dhe përfaqësuesve sindikal të tyre duke i quajtur baktere dhe as qentë nuk i hanë, dhe të kenë kujdes se për çdo baktere ka antibiotik, thotë në fund kumtesa.
-
Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së
-
Sindikatat e RTK-së alarmojnë krizë pagash pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove nga përmbaruesi
-
Basha flet me Prattipatin për zhvillimet politike në vend dhe pagat e RTK-së
-
Sindikata e RTK-së apel deputetëve që nesër të veprojnë me përgjegjësi
-
Punonjësit e RTK-së të hënën mbajnë grevë 1-orëshe