Sindikata e Judikaturës, përmes një reagimi për media, i ka dal në mbrojtje institucionit të Avokatit të Popullit, në lidhje me dërgimin e Ligjit për Paga në Gjykatën Kushtetuese.
“Duke marr shkas nga zhvillimet e fundit pas dërgimit të ‘Ligjit për Paga’ nga Avokati i Popullit në Gjykatën Kushtetuese, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me 06 dhjetor 2019, me keqardhje trajtoi reagimet e shprehura në adresë të Avokatit të Popullit nga disa përfaqësues të Sindikatave tjera. Sindikata e Judikaturës konsideron se këto reagime nuk janë të mbështetura në parimet e mishëruara në Kushtetutë dhe Ligj por bazohen vetëm ne interesat e ngushta të një pjese të punëtorëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj Sindikate.
“Prandaj, me këtë shprehim mbështetjen tonë të plotë për Institucionin e Avokatit të Popullit i cili vetëm ka zbatuar të drejtën dhe obligimin kushtetues për referimin e Ligjit ne Gjykatën Kushtetuese”, thuhet më tej në njoftim.
Njëkohësisht, po përmes letrës publike, kjo Sindikatë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që “çfarëdo vendimi që nxjerr në lidhje me çështjen e referuar nga Avokati i Popullit ta bazojë në Kushtetutë, Ligj dhe instrumente ndërkombëtare”.
-
Avokati i Popullit e konteston Ligjin e pagave për sektorët ku pati ulje
-
IKD-ja i kërkon Avokatit të Popullit që ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Pagat
-
Sindikatat i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë vendim të shpejtë për Ligjin për paga
-
Ligji për paga dërgohet në Kushtetuese, Avokati i Popullit kërkon masë të përkohshme për zbatim
-
Avokati i Popullit e çon në Kushtetuese Ligjin për Paga, do masë të parakohshme për moszbatimin e tij