Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së sot ka zhvilluar një takim zyrtar me përfaqësues të zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Kryetari i FSP-PTK, Lamih Balaj i shoqëruar nga Naim Haliti, kanë ngritur shqetësimet rreth kontratave të dëmshme, me theks të veçantë kontratës me Z-Mobile.
“Në vazhdën e angazhimeve të FSP-PTK , sot është zhvilluar një takim zyrtar me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. FSP-PTK është përfaqësuar nga Kryetari z. Lamih Balaj me bashkëpunëtorin z. Naim Haliti, takimi ishte shumë përmbajtjesor, ku janë diskutuar shqetësimet e ngritura nga FSP-PTK rreth kontratave të dëmshme, me theks të veçantë kontrata me Z-Mobile”, thuhet në njoftimin e sindikalistëve.
FSP-PTK falënderoi Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për bashkëpunim.
-
Telekomi në krizë, angazhon avokatë vendorë e ndërkombëtarë për kontratat e dyshimta
-
Caktohet data e seancës gjyqësore pas padisë së FSP-PTK ndaj Z-Mobile
-
Për punëtorët e Telekomit, kontrata me Z-Mobilen tashmë ka marrë fund
-
Komisioni për Telekomin po bën gati një raport për ta dërguar në Prokurori
-
Punëtorët e Telekomit me protestë kundërshtojnë vazhdimin e kontratës me Z-Mobile