Ballina e analizës për ndikimin buxhetor të Ligjit për Punëtorët e Arsimit të viteve 90, e punuar nga Instituti Gap, nuk është mirëpritur nga Sindikalistët e Arsimit, raporton KTV.
Sipas SBASHK-ut, Instituti duhet t’u kërkojë falje mësimdhënësve të asaj periudhe për portretizimin e bërë. Por, sipas GAP-it, projektligji që ka kaluar në lexim të parë, krijon pabarazi.
Me dhjetëra publikime ndër vite ka bërë Instituti GAP, të cilat kanë nxitur reagime për përmbajtjen, por ky nuk ka qenë rasti me publikimin e tyre të fundit.
i vendosur në ballinë të analizës “Ndikimi buxhetor i Ligjit për Punëtorët e Arsimit shqip të viteve 90”, që u publikua në fillim të kësaj jave, nuk u mirëprit nga Sindikalistët e arsimit, shkaku i asociimit me Abetaren.
Madje, në reagimin e tyre, SBASHK-u pret që instituti të kërkojë falje për portretizimin e mësimdhënësve të asaj kohe.
Por Agron Demi, nga Instituti Gap, thotë se në tryezën e së hënës, kur u publikua analiza, përfaqësuesit e SBASHK-ut nuk kanë pasur vërejtje konkrete.
Me projektligjin që ka kaluar në lexim të parë, sipas Demit, krijohen pabarazi, pasi me 1 vit punë në vitet 90, arrihet pensioni afër 263 euro, pension për të cilin duhet punuar 15 vjet pas vitit 2000.
Sipas analizës së GAP-it, kostoja buxhetore tejkalonte dukshëm parashikimet e Ministrisë së Financave, e kostoja totale në jetëgjatësinë e projektligjit, do të shkonte në 650 milionë euro.
Për rrezikun e këtij projektligji, në tryezë kishte folur edhe zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ndërsa ndër rekomandimet e institutit është edhe nxjerrja e një ligji të ri për skemat pensionale, përfshirë mësimdhënësit e viteve 90.
-
Mësimdhënësit “tepricë”, barrë për komunat - kërkohet ndryshimi i formulës
-
GAP: Mbi 3,000 mësimdhënës hiqen nga granti i arsimit për vitin 2026
-
Ahmeti për Testin e Maturës: Mësimdhënësit që mundësojnë kopjim, nuk e meritojnë licencën
-
Trajtimi i ankesave nga AIP-ja, 175 lëndë të vitit 2025 u bartën për këtë vit
-
GAP: Rritja e pagave për asamblistët nuk solli rritje të performancës në kuvendet komunale