Serbët nuk kanë marrë pjesë në hartim in e statutit të Trepçës, ka thënë për rts Igor Simiq nga Lista Serbe.
Si pasi tij, ky është shembull se si Prishtina bën dhunë fizik e juridike ndaj popullit serb, transmeton koha.net.
Ai ka thënë se çështja e Trepçës është çështja më e rëndësishme për serbët në veri të Kosovës pasi ajo punëson më shumë se 3 mijë punëtorë.
Simiq ak shtuar se përfaqësuesit serbë as që kanë qenë të konsultuar lidhur me këtë statut.
Në televizionin publik të Serbisë ai ka bërë edhe koto ankesa:
"Ndaj serbëve të kthyer po hedhen gurë, ata po arrestohen dhe po keqtrajtohen”.
Duke folur për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe, Simiq ka thënë se për AKS ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës është i mundshëm dhe i domosdoshëm.