Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.
Në këtë takim u bisedua për punën dhe gjendjen e sigurisë në Aeroport ku u konstatua se niveli i sigurisë në ANP respekton standardet e parapara të sigurisë.
Me këtë rast, ministri Sefaj theksoi se është përkushtim i MPB-së që të punojë së bashku që udhëtarët të cilët kalojnë nëpër këtë Aeroport të vazhdojnë të ndihen të sigurt.
Ndërsa, Kokturk prezantoi para Sefajt projektet dhe të arriturat e Aeroportit, duke theksuar se këto të arritura janë rezultat i suksesit të partneritetit publiko-privat dhe se ky është një shembull i mirë edhe për kompanitë tjera të huaja që të vijnë të investojnë në Kosovë.
Në fund të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi i mirë mes MPB-së dhe Aeroportit do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
-
Sefaj viziton Aeroportin, kërkon të vazhdohet tradita e ndjenjës së sigurisë së udhëtarëve
-
Siguria në Aeroportin “Adem Jashari”, brenda standardeve ndërkombëtare
-
Aeroporti “Adem Jashari”, një histori suksesi
-
Abrashi kërkon që aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” të jetë konkurrues me aeroportet e rajonit
-
MPB-ja thotë se po e heton rastin në aeroport të krijuar nga greva e punëtorëve