Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, vizitoi sot komunën e Mitrovicës. Gjatë takimit me kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtiri, vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes së sigurisë. Sipas njoftimit për media, ministri Sefaj e ofroi përkrahjen e tij në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Bëhet e ditur se Bahtiri e informoi ministrin Sefaj lidhur me sfidat e tij me të cilat ballafaqohet si kryetar i kësaj komune. Ai tha se gjatë kohës së qeverisjes së tij, ka rënieje të madhe sa u përket incidenteve dhe krimit në komunën e Mitrovicës.
Ai po ashtu theksoi se krahas përmirësimit të situatës së sigurisë në këtë komunë është avancuar edhe zhvillimi ekonomik, që është një hap më shumë drejt bashkimit të Mitrovicës në aspektin ekonomik.
Me këtë rast ministri Sefaj ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se pa siguri të përgjithshme nuk mund të këtë zhvillim ekonomik jo vetëm për komunën e Mitrovicës, por për krejt Kosovën në përgjithësi.
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Maliqi: Njësia Speciale shkoi në Skenderaj me qëllim të mirë, fyerjet e qytetarëve ishin pavend
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Zv.ministri Mehani thotë se Lushtaku e sulmoi fizikisht. Lushtaku thotë se e sulmuan qytetarët