Për disa vjet, një numër i lëndëve kontestuese mes bizneseve dhe dy organizatave që e mbushin buxhetin me para, Dogana dhe ATK-ja, kanë mbetur të bllokuara nëpër gjykata, raporton KTV.
Një bord i përbërë nga zyrtarë të ministrisë së financave, ATK-së, doganave dhe shoqatave të biznesit, u shua duke shkaktuar mjaft probleme për të gjitha palët e përfshira në kontest, pasi zgjidhja e problemeve në gjykata veç çka e komplikoi më shumë situatën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke qenë se të njëjtat janë të mbushura me lëndë, ato shpeshherë ua kanë kthyer mbrapsht lëndët për rishqyrtim. Dhe kjo ka shtyrë edhe njëherë shoqatat e biznesit të kërkojnë urgjentisht kthimin e bordit për të mos humbur kohë duke pritur zgjidhjen e lëndëve nga gjykatat.
Ministri Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ligji për këtë çështje tashmë ndodhet në zyrën e kryeministrit, duke pritur miratimin e saj në një nga mbledhjet e qeverisë. Hoti ka sqaruar edhe disa dilema që kishte zyra e BE-së në Kosovë në lidhje me funksionimin e këtij bordi.
Zyrtarë të Doganave të Kosovës kanë bërë të ditur se kanë marrë masa për të eliminuar sa më shumë mundësinë e dërgimit të kontesteve me bizneset nëpër gjykata. Ndërkaq, ATK-ja përmes një përgjigje elektronike ka bërë të ditur se nga janari deri në prill të këtij viti nga Gjykata Themelore janë kthyer 6 raste për rishqyrtim, ndërsa nga ajo e Apelit, dy raste.
Mirëpo, ATK-ja nuk ka qenë në gjendje të japë detaje se si ka qenë situata në vitin e kaluar.