Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka qëndruar për vizitë në Luginë të Preshevës. Shumë qytetarë kanë dalë nëpër rrugë që ta presin atë, ndërsa në duar mbanin flamuj kombëtarë,raporton KTV.
Takimin e parë e zhvilloi me kreun e Bujanocit, Shaip Kamberi, komunë kjo e banuar me 62 për qind shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Nishani është shprehur se vizita në një ditë të veçantë si 7 Marsi e bën krenar këdo.
Presidenti Nishani ka lavdëruar shqiptarët e Luginës për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Ndërsa kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka shprehur shqetësimin për mungesën e arsimimit në gjuhën amtare, për shkak të mungesës së teksteve shkollore.
Nishani, gjatë ditës, ka vizituar edhe Preshevën. Vizita e Bujar Nishanit në Luginë të Preshevës është e para e një presidenti shqiptar që nga viti 1948.
-
Nishani në Preshevë: Ju bëni krenar çdo shqiptar për ruajtjen e identitetit kombëtar
-
Presidenti në largim i Shqipërisë pret liderët e Luginës
-
Serbët hidhërohen pse Nishani pritet vetëm me flamuj shqiptarë në Luginë të Preshevës
-
Nishani viziton Luginën e Preshevës
-
Presheva dhe Bujanoci përgatiten për pritjen e nesërme të presidentit Nishani