. . . dhe njëherë të zgjuar, si të hyjmë në fushatë zgjedhore ku nuk premtohet liberalizimi i vizave, por çfarë do të ndodhë kur të gjithë do të mund të konkurrojmë në tregun evropian?
1.
E tëra filloi me gjashtë minuta vonesë.
Ishte janari i vitit 2018 dhe disa evropianë u zgjuan më vonë se ç’kishin menduar. Ora pranë shtratit, ajo e lidhur me alarmin e radios, që ndizte lajmet e mëngjesit për t’u zgjuar, qe vonuar gjashtë minuta krahasuar me orën e dorës.
U bë problem gjithandej. U zgjuan gjashtë minuta më vonë francezët, spanjollët dhe belgët. Gjermanët, më precizët, gjithashtu.
U hulumtua puna e vonesës së orëve elektrike dhe doli se në një moment, tensioni i energjisë elektrike ishte më i ulët se zakonisht, e kur tensioni ka lëvizje më poshtë, këtë e ndien orët elektrike. Por, si ishte e mundur që tensioni të ishte i ulët njëkohësisht në Francë e Spanjë dhe në Gjermani?
U bënë hulumtime shtesë dhe doli se problemi ishte në Kosovë. Gjegjësisht se ishte në Kosovë e në Serbi.
Ato ditë janari Kosova nuk mund të prodhonte energji të mjaftueshme, i mungonin 113 GWh. Këtë duhej ta kompensonte Serbia, por nuk e bëri, sepse nuk deshi ta bënte për arsye politike. Meqë Kosova dhe Serbia janë pjesë të rrjetit elektroenergjetik evropian, ato ditë u krijua deficiti i energjisë në nivel evropian, dhe kjo shkaktoi rënien e tensionit gjithandej.
Ato ditë, me këtë metaforë të bukur- se një hall i pazgjidhur në një cep të Evropës shkakton vonesë të kontinentit- u kuptua se Kosova e Serbia ishin pjesë të Evropës. Apo u kuptua pse është me rëndësi të kuptohet se janë pjesë të Evropës.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.